Fjalë Kyçe

Zjarr në një objekt banesor në Fushë Kosovë, disa banorë po trajtohen nga mjekët

Zjarr në një objekt banesor në Fushë Kosovë, disa banorë po trajtohen nga mjekët

Një incident zjarri ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Si pasojë e këtij zjarri, disa nga banorët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve të shkaktuara nga tymi.

Detaje rreth rastit për lajmi.net ka zbuluar edhe Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 20:30, është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.”, thotë Ahmeti.

Tutje ajo tha se disa pacientë janë duke u trajtuar nga prolemet që u janë shkaktuar nga tymi.

Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( probleme që janë shkaktuar nga tymi)”, tha Ahmeti.