Fjalë Kyçe

Zjarr në spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, nuk ka të lënduar

Zjarr në spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, nuk ka të lënduar

Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, ka njoftuar se sot në ora 15.30, ka shpërthyer zjarri te mbeturinat mjekësore, afër impiantit, në hapësirën prapa Spitalit dhe se i njëjti është lokalizuar.

Sipas komunikatës së lëshuar nga SHSKUK-ja, impianti aktualisht është në servisim dhe mbetjet kanë qenë të grumbulluara afër tij deri në servisim të pajisjes.

Pas intervenimit nga Njësia e Zjarrfikësve, zjarri u shua, pa pasoja në objektin e spitalit dhe pa lëndime eventuale.