Fjalë Kyçe

Zjarri kaplon zhveshtoret dhe zyret e skuadrës kosovare

Zjarri kaplon zhveshtoret dhe zyret e skuadrës kosovare

Kryetari i skuadrës kosovare, “Kf Rilindja”, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se sot zyret e klubit dhe zhveshtoret janë kapluar nga zjarri.

Ai njoftoi se dëmet materiale janë të mëdha dhe dyshon se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike.

Gashi bëri të ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Sonte rreth orës 18:30 min, zhveshtoret dhe zyret e klubit u kapluan nga zjarri, fatmirësisht nuk kemi pasoja në njerëz, dëmet materiale janë të konsiderushme, faktor i zjarrit ishte energjia elektrike falënderojmë Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësat të cilët na dolën në ndihmë!”, ka shkruar ai.