bjekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se dy zyre në këtë ndërtesë janë përfshirë nga flakët.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, teksa nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, kanë thënë nga Policia e Kosovës