Fjalë Kyçe

“Zjarri nuk ka prekur asnjë zonë banimi dhe KFOR mbetet vigjilent për të ofruar ndihmë”

“Zjarri nuk ka prekur asnjë zonë banimi dhe KFOR mbetet vigjilent për të ofruar ndihmë”

KFOR-i ka thënë se me anë të kamionëve dhe helikopterëve janë duke mbështetur Zjarrëfikësit dhe Policinë e Kosovës, për të fikur zjarrin që ka kapluar malet mbi Manastirin e Deçanit.

“Zjarri nuk ka prekur asnjë zonë banimi dhe KFOR mbetet vigjilent për të ofruar ndihmë nëse është e nevojshme”.

“ KFOR-i është çdo herë i gatshëm të mbrojë të gjithë njerëzit në Kosovë”, shkruan KFOR-i në Facebook.