Fjalë Kyçe

Zjarri përfshin Kepin e Rodonit, vë në rrezik banesa e biznese

Zjarri përfshin Kepin e Rodonit, vë në rrezik banesa e biznese

Zjarri përfshin Kepin e Rodonit, vë në rrezik banesa e biznese

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat tek zona e Kepit të Rodonit në Durrës. Flakët kanë rënë prej disa minutash duke vënë në rrezik banesa e biznese. Tre zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që momentalisht nuk raportohet për dëme në ndërtesa apo në njerëz.

Raportohet se flakët po përhapen me shpjetësi, për shkak edhe të erës që favorizon nxitjen e zjarrit. E gjithë zona turistike është mbuluar nga tymi dhe kjo ka krijuar një farë paniku tek turistët të cilët janë larguar.