Fjalë Kyçe

Zjarri përfshin një shtëpi në lagjen Emshir të Prishtinës

Zjarri përfshin një shtëpi në lagjen Emshir të Prishtinës

Zjarri ka përfshirë një shtëpi në lagjen Emshir të Prishtinës, pas mesnatës.

Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se në ora 01:21 është njoftuar për një zjarr në një objekt në lagjen Emshir në Prishtinë, ndërsa nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Me këtë rast të iniciuar si incident zjarri, po merren hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë.