Ky që shihni në foto nuk jeton. Një turk i sapo dalë në pension vdiq në spitalin e Çorum, pasi ishte prekur nga koronavirusi.
62 vjeçari Yaşar Ünal, kishte realizuar një video në telefonin e tij përpara se ta çonin në njësinë e kujdesit intensiv, duke thënë: “Zoti mos ia dhëntë këtë askujt”.
“Mos u bëni vonë si unë”, thotë më tej burri, babai i dy fëmijëve.
Ai u shtruar në spital me ankesa për kollë dhe ethe muajin e kaluar.
Pasi u shtrua në pavionin e spitalit, Ünal u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv kur gjendja e tij u përkeqësua.
Këtu, pas 12 ditësh trajtim, u intubua. Pas pesë ditësh, vdiq më 10 shtator. Ceremonia e varrimit u bë vetëm me familjen.
Kur futën celularin në karikim, familja gjeti edhe videon në fjalë, të cilin burri e regjistroi në kujdesit intensiv duke ftuar njerëzit të veprojnë me kujdes kundër covid-19.
“Sot është dita ime e tretë në spital dhe jam keq. Kam probleme me frymëmarrjen. Kam ethe dhe ata e lëshojnë përsëri. Tensioni im i gjakut po rritet, kolla nuk ndalet kurrë. Allahu mos ia dhëntë askujt këtë. Jam vone, djem mos rrini. Faleminderit të gjithëve”, tha midis të tjerash.