Fjalë Kyçe

ZRrE mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

ZRrE mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të mblidhet nesër.

Në rend dite janë 17 pika.

Në mbledhjen e nesërme do të shqyrtohen edhe ankesat e konsumatorëve lidhur me energjinë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se me datë 31.03.2022, ora 10:00, do të mbahet Mbledhja e shtatë (VII) e Bordit të ZRRE-së, sipas këtij rendi dite:

1. Miratimi i Rendit të Ditës;

2. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme;

3. Miratimi i Raportit Vjetor për vitin 2021;

4. Shqyrtimi i Raportit të Vlerësimit të Konkurrencës në Sektorin e Energjisë (2020-2021);

5. Shqyrtimi i propozimit për Vendosjen e Obligimit të Shërbimit Publik ndërmarrjes “KESCO” SH.A si Furnizues me Shërbim Universal;

6. Shqyrtimi i kërkesës për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike të ndërmarrjes “MCM COMMODITIES” Sh.P.K;

7. Shqyrtimi i kërkesës për marrje të autorizimit për ndërtimin e gjeneratorit për VET – KONSUM të “KATANA”SH.P.K;

8. Shqyrtimi i kërkesës për marrje të autorizimit për ndërtimin e gjeneratorit për VET – KONSUM të “PROTON” SH.P.K;

9. Shqyrtimi i kërkesës për marrje të autorizimit për ndërtimin e gjeneratorit për VET – KONSUM të “RINA GROUP” SH.P.K;

10. Shqyrtimi i kërkesës për marrje të autorizimit për ndërtimin e gjeneratorit për VET – KONSUM të “DORA-FIX” SH.P.K;

11. Shqyrtimi i kërkesës për marrje të autorizimit për ndërtimin e gjeneratorit për VET – KONSUM të “KOLEGJI – UBT” SH.P.K;

12. Shqyrtimi i kërkesës për marrje të autorizimit për ndërtimin e gjeneratorit për VET – KONSUM të Personit Fizik “ V.M.” ;

13. Shqyrtimi i kërkesës për marrje të autorizimit për ndërtimin e gjeneratorit për VET – KONSUM të Personit Fizik “ XH.I.”;

14. Shqyrtimi i kërkesës për marrje të autorizimit për ndërtimin e gjeneratorit për VET – KONSUM të Personit Fizik “ B.K.”;

15. Shqyrtimi i kërkesës për marrje të autorizimit për ndërtimin e gjeneratorit për VET – KONSUM të Personit Fizik “ K.B;

16. Shqyrtimi i Ankesave të Konsumatorëve;

17. Të tjera.