Fjalë Kyçe

Zuna nuk i ndahet në asnjë moment Loredanës, ja ku e shoqëroi tani

Zuna nuk i ndahet në asnjë moment Loredanës, ja ku e shoqëroi tani

Zuna dhe Loredana shihen bashkë kudo, ani pse e mohuan lidhjen.

Së fundi, Loredana publikoi disa video, përmes së cilave tregoi se po e kalonte kohën e izolimit bashkë me Zunën, shkruan lajmi.net.

Reperi nuk i ndahet asaj edhe në momentin kur ajo shkon për kontrolle mjekësore, e kështu veproi sot.

Loredana ka postuar imazhe, përmes së cilave tregoi se është tek doktori për kontroll dhe se ai e detyroi të vendos maskën.

Pas kësaj, ishte Zuna ai i cili publikoi imazh në veturë me Loredanën, edhe aty ajo mbante maskë, ndërsa Zuna jo.

Me këtë veprim, Zuna tregoi se e kishte shoqëruar Loredanën edhe gjatë kontrollit tek mjeku.

Kjo gjë vetëm sa shton më shumë dyshimet se dy artistët kanë filluar romancë të re, ani pse e kanë mohuar një gjë të tillë.