Fjalë Kyçe

Zv. drejtori i FMN-së: Kosova ka treguar elasticitet përballë rritjeve të çmimeve

Zv. drejtori i FMN-së: Kosova ka treguar elasticitet përballë rritjeve të çmimeve

Bo Li, Zëvendësdrejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka konsideruar se Kosova ka treguar menaxhim efikas nga goditjet që pësoi nga pandemia dhe inflacioni, si dhe rritja e çmimeve.
“Ekonomia e Kosovës ka treguar elasticitet të konsiderueshëm përballë goditjeve që vijnë nga pandemia dhe rritjeve të fundit të çmimeve të mallrave. Autoritetet u janë përgjigjur me shpejtësi këtyre goditjeve, duke përfshirë program vaksinimi shumë të suksesshëm që lejoi mundësoi udhëtimet e diasporës drejt Kosovës. Thënë kështu, tronditja e çmimit të energjisë e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe kushtet më të shtrënguara financiare globale do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme kërkesën dhe aktivitetin ekonomik në vitin 2022”, deklaroi Li.

“Unë po largohem nga Kosova shumë i inkurajuar nga takimet e sinqerta dhe konstruktive që kam mbajtur, jo vetëm me qeverinë dhe autoritetet, por edhe me sektorin privat dhe shoqërinë civile të vendit, të cilat më dhanë njohuri të paçmueshme, ndër të tjera, për mundësitë në rritje për të rinjtë dhe rritjen e rolit të gruas në ekonomi”, vijon komunikata e FMN-së.

Li ka thënë se forcimi i arsimit e shëndetësisë janë thelbësore për avancimin e potencialit për rritje ekonomike të Kosovës

Ai ka thënë se mirëpret angazhimin drejt forcimin e marrëdhënieve me Kosovën.