Fjalë Kyçe

Zv.kryeministri italian pas takimit me Osmanin: Ia konfirmova angazhimin e qeverisë në Ballkan

Zv.kryeministri italian pas takimit me Osmanin: Ia konfirmova angazhimin e qeverisë në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës që po i bën Italisë është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

“Ia konfirmova presidentes Vjosa Osmani angazhimin e qeverisë në Ballkan. Ne jemi gjithashtu në vijën e frontit në Kosovë për siguri dhe stabilitet me misionin NATO-KFOR-it”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryediplomati italian ka shkruar se e duan të forcojnë praninë e kompanive tona. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka shkruar ai.