Fjalë Kyçe

Zv/kryeministrja e njofton ambasadorin amerikan për pozitën e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Zv/kryeministrja e njofton ambasadorin amerikan për pozitën e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Zv/kryeministrja Emilija Rexhepi ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë.

Në këtë takim, ajo ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin mbi pozitën e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë si dhe ka prezantuar strategjinë e kabinetit që drejton për afirmimin më të mirë të të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë.

Njoftimi i plotë i saj:

Është nder dhe kënaqësi e madhe të mirëpres Ambasadorin e SHBA-së në kabinetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, një njohës i madh i sistemit të Kosovës.

Në një bisedë shumë të këndshme, e informova ambasadorin mbi pozitën e komuniteteve jo-shumicë në shtetin tonë si dhe strategjinë e kabinetit që drejtoj për afirmimin më të mirë të të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë.

Faleminderit për gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, është një nder të mësoj nga më të mirët!