Federata e Futbollit të Zvicrës ka marrë dritën jeshile nga FIFA që kosovari, Kemal Ademi të mund ta përfaqësoj kombëtaren helvetike.
Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e federatës së Zvicrës, transmeton Indeksonline.
Vlen të kujtojmë që edhe Kombëtarja e Kosovës është e interesuar për ta marrë Kemal Ademin.
Ademi ka jetuar në Zvicër që nga viti 2002 dhe është bërë shtetas zviceran që nga viti 2011.
24 vjeçari është lojtar i Baselit dhe është ndër më të mirët në Ligën e Zvicrës./