Fjalë Kyçe

Zvicra e ekstradon në Kosovë, Ilir Isufin, ja për çfarë akuzohet

Zvicra e ekstradon në Kosovë, Ilir Isufin, ja për çfarë akuzohet

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 30.10.2020, kishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ILIR (Xhemё) ISUFI , i cili kërkohej për veprat penale:

“Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”
Pas shpalljes edhe në kërkim ndërkombëtar, falë bashkëpunimit me shtetin Zvicëran, i dyshuari është arrestuar në këtë shtet dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë sot me datë 28.05.2021.

I dyshuari i lartcekur është dërguar para Gjyqtarit kompetent në Gjykatën Themelore në Pejë, për procedim të mëtutjeshëm.