Fjalë Kyçe

Zvicra e largon Kosovën nga lista e shteteve me rrezik nga pandemia

Zvicra e largon Kosovën nga lista e shteteve me rrezik nga pandemia

Zvicra ka vendosur që ta heq nga lista e karantinës shtetin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Kjo zyrë ka publikuar listën e re të vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë të përhapjes së COVID-19, në të cilën listë Kosova nuk figuron më si shtet me rrezik, njofton albinfo.ch.

Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve.