Fjalë Kyçe

Zyra e Gjendjes Civile në Podujevë shkatërrohet pa u funksionalizuar

Zyra e Gjendjes Civile në Podujevë shkatërrohet pa u funksionalizuar

Zyra e Gjendjes Civile në fshatin Herticë të Podujevës ka filluar të shkatërrohet pa u funksionalizuar asnjëherë. Ky objekt është ndërtuar diku para një dekade e gjysmë, por deri tash nuk janë ofruar shërbime aty.

Përfaqësuesi i fshatit Herticë, Florim Muçolli, ka thënë se ka bërë kërkesë disa herë në Komunë, por zyrtarët e saj nuk kanë qenë të interesuar ta funksionalizojnë, shkruan sot Koha Ditore.

“Ky është projekt i nivelit qendror kur ministre ka qenë Melihate Tërmkolli (ministre e Shërbimeve Publike v.j.). Janë bërë kërkesa shumë herë në Kuvendin Komunal për me e funksionalizua, po ata nuk kanë dashur. Filloi edhe me u dëmtua dhe me e vjedh. Rasti është raportua në polici kur është thye, janë marrë gishtat, por deri tash nuk janë marrë masa”, ka thënë Florim Muçolli.