Fjalë Kyçe

Zyrtare: Agim Bahtiri kandidon përsëri për kryetar të komunës së Mitrovicës

Zyrtare: Agim Bahtiri kandidon përsëri për kryetar të komunës së Mitrovicës

Lëvizja Vetëvendosje-Qendra në Mitrovicë ka bërë të ditur se Agim Bahtiri do të jëtë kandidat për kryetarë të komunës së Mitrovicës.

Kështu u vendos pas votimit të Këshillit të Qendrës së LVV-së.

Njoftimi:

Të nderuar bashkëqytetar.

Ju njoftojmë se Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë sot zyrtarisht votoi Agim Bahtirin, kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Vazhdojmë punën në zhvillimin ekonomik të komunës por kësaj rradhe edhe me ndihmën e Qeverisë nga të cilët padrejtësisht kemi qenë të harruar për 8 vite.

Me vullnetin e qytetarëve, shkojmë drejt fitores plebishitare qysh në rrethin e parë, pra pa ballotazh.

Na priftë e mbara!