Drita ka bërë një tjetër goditje të madhe në afatin kalimtar veror.
Skuadra gjilanase ka arritur ta fitoj garën me Prishtinën për sulmuesin Agim Zeka, që gjithashtu ishte e interesuar për lojtarin.
22-vjeçari rikthehet në futbollin kosovar pas një aventure disa vjeçare në Evropë.
Ai ishte fillimisht pjesë e Skënderbeut, para se të luante te Lille në Francë, Varzim e Leixoes në Portugali, Excel Mouscron në Belgjikë dhe së fundmi te Austria e Vjenës.
Zeka ka qenë pjesë e rregullt e grupmoshave të Shqipërisë, ku ka luajtur nga U17 deri më U21.
Sulmuesi i talentuar prishtinas ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Dritën, ku pritet të jetë një përforcim i madh për repartin ofensivë.