Barcelona prezantoi pak ditë më parë trajnerin e ri të ekipit, që do të jetë Ronald Koeman, i cili pason në stol të shkarkuarin Quique Setien.
Ditën e sotme, klubi blaugrana ka kompletuar plotësisht stan teknik, teksa ka prezantuar edhe dy ndihmësit e trajnerit të ri.
Ndihmësit e Ronald Koeman do të jenë Alfred Schreuder, i cili ka drejtuar së fundmi Hoffenheim, si dhe ka qenë asistent tek Ajaxi për 3 vite.
Gjithashtu, stafit i është bashkuar edhe një njohje e vjetër e Barcelonës si Henrik Larsson.
sh-sulmuesi ka qenë trajner i Helsingborgs më Suedi vitin e shkuar dhe tashmë nis një aventurë të re si asistent i trajnerit Koeman te Barcelona.
Schreuder and Larsson join Koeman's coaching staff 💪🔵🔴
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 21, 2020