Pas një kohe të gjatë në kërkim të një qendër mbrojtësi, Barcelona më në fund e ka gjetur të duhurin.
Katalunasit kanë nënshkruar marrëveshje me lojtarin e Valencia, Jeison Murrillo, bën të ditur faqja zyrtare e skuadrës, transmeton lajmi.net.
Lojtari do të kalojë në “Camp Nou”, në formë huazimi, ku do t’i shërbejë Ernesto Valverdes, i cili në fund të sezonit mund të zgjedh ta transferojë kartonin e lojtarit.
E gjithë kjo erdhi si nevojë pas lëndimit të Thomas Vermaelen dhe Samuel Umtiti, ky i fundit i cili nuk do të paraqitet deri vitin e ardhshëm.
Në rast se binden, Barca mund ta transferojë lojtarin për shumën e 25 milionë eurove.
Kujtojmë që gjatë këtij sezoni lojtari është paraqitur në vetëm tri ndeshje me skuadrën e Valencias.