Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Bylbyl Sokoli befason me këtë vendim

ZYRTARE: Bylbyl Sokoli befason me këtë vendim

Pavarësisht një gjysmë-sezoni të mirë që kaloi, Bylbyl Sokoli ka vendosur t’i jap fund aventurës me Ferizajin.

Sokoli bëri një punë të mrekullueshme me ferizajasit, duke i shpëtuar nga rënia madje i renditi në pozitën e pestë.

Por duket se pronarët e rinj të klubit nuk kanë arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur dhe kësisoj ky i fundit ka vendosur të largohet, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar vetë ‘Profa’ përmes një njoftimi në rrjetin sociale.

”Nga sot, me 29.07.2019 nuk do te jem me pjese e K.F. Ferizaj.

Një falenderim, për “Ujqit” e K.F. Ferizaj, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e perkrahin K.F. Ferizaj, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.

Një falenderim për Bordin(Kryesinë) e K.F Ferizaj ne krye me Mustafë Grainca.

Falenderim për Drejtorin Nadir Haxhimusa, shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit.

Falenderim futbollistëve të K.F. Ferizaj për angazhimin e tyre dhe arritjen e synimit per qendrim ne superligen e Kosoves.

Falenderim për një bashkpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Ferizaj”, ka shkruar trajneri kosovar.