Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin Elton Cale.
Skuadra gjilanase, ka siguruar shërbimet e futbollistit brazilian Elton Cale për dy sezonet e ardhshme, transmeton lajmi.net.
32- vjeçari, sezonin e kaluar ishte pjesë e Tiranës, klub me të cilin zhvilloi 22 paraqitje sezonin e kaluar në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe tre asistime.