Vjen goditja e parë e madhe e janarit në tregun e janarit. Borussia Dortmund ka konfirmuar se Christian Pulisic do të bashkohet me Chelsea-n për 64 milionë euro.
Mesfushori amerikan do të qëndrojë i huazuar te Dortmundi deri në fund të sezonit aktual. 20-vjeçari, i cili ka shkuar si adoleshent në Gjermani, ka luajtur me shumë se 80 ndeshje për Dortmundin, por e ka bërë të qartë se nuk dëshironte të rinovonte, sepse synonte të luante në Premier Ligë.
“Ka qenë gjithmonë ëndrra e tij të luajë në Premier League, ndoshta për shkak të origjinës amerikane, ndaj nuk mundëm të rinovonim. Kjo bëri që të pranonim ofertën joshëse të Chelsea-t. Jam i sigurt që në muajt e ardhshëm ai do të japë gjithçka për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat”, tha drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.