Ndeshja derbi e kësaj jave ndërmjet Dritës dhe Gjilanit e cila ishte paraparë të zhvillohet ditën e diel është zhvendosur për ditën e shtunë, shkruan GazetaAlo
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Dritës në faqen zyrtare të klubit.
Ky është njoftimi i klubit nga Gjilani.
NJOFTIM:
NDESHJA ZHVENDOSET TË SHTUNËN
Ndeshja në mes të klubit tonë FC DRITA vs SC Gjilani e paraparë të luhet të dielen, është zhvendos për ditën e shtunë!
Shkaku i ndërrimit të ditës është festa e pavarësisë së Kosovës si dhe sygjerimet nga policia e Kosovës për një mbarëvajtje më të mirë në aspektin e sigurisë!
FC DRITA E falënderon policiën e Kosovës për bashkëpunim dhe përkujdesin ndaj qytetarëve tanë!
FC DRITA⚪️🔵./GazetaAlo