Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Drita konfirmon edhe largimin e mbrojtësit të njohur

ZYRTARE: Drita konfirmon edhe largimin e mbrojtësit të njohur

Nënkampioni i Kosovës, Drita ka konfirmuar largimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Vladica Brdarovski.

Mbrojtësit i ka skaduar kontrata dhe më nuk do jetë pjesë e skuadrës që drejtohet nga Ardian Nuhiu, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë e Dritës pa ndërhyrje:

“Përfundon kontrata me Brdarovskin

Mbrojtësi i djatht Vladica Brdarovski ka përfunduar kontratën me klubin dhe nuk do të jetë më pjesë e klubit.

Brda erdhi një vit më parë nga ekipi i Vardarit të Maqedonisë së Veriut. Lëndimet e mbajtën jashtë fushës për më shumë se dy muaj ku arriti që të paraqitet vetëm në 17 ndeshje kampionale.

Klubi jonë e falënderon Brdarovskin për kontributin e dhënë për klubin dhe profesionalizmin e traguar dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, shkroi klubi në Facebook.

Ndërkohë, Drita sot (e martë) me fillim nga ora 13:00 do mësojë kundërshtarin për Conference League.