Gledi Mici do të jetë lojtar i Prishtinës edhe për tri sezonet e ardhshme.
Gledi Mici ka rinovuar kontratën me Prishtinën dhe do të jetë në kryeqytet deri në vitin 2024, transmeton lajmi.net.
Mici ishte transferuar nga Shkëndija e Tetovës ku në Prishtinë ka mahnitur me paraqitjet e tij që nga atëherë.
Ai ishte ftuar nga Challandes për ndeshjet miqësore ndaj Gambisë dhe Guinesë, por iu desh të rikthehet që të jetë i gatshëm në ndeshjet e Prishtinës që do t’i zhvillojë në kuadër të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Mici u shpreh tejet i kënaqur me rinovimin.
“Ndihem shumë mirë dhe i vlerësuar në skuadër, me qytetin dhe tifozët, prandaj vazhdimi i kontratës ishte vendim i lehtë”, tha ai.
“Shpresoj të vazhdojmë me suksese në paraqitjet në Evropë dhe me një tjetër titull të kampionit”, përfundoi Gledi Mici.