Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Shkëlqim Demhasaj, ka nënshkruar me Grasshopper.
24 vjeçari së fundi ishte pjesë e Luzernit, ndërkaq sot është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Grasshopperit, shkruan Reporteri.net
Demhasaj ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Grasshopperin dhe këtë e ka bërë të ditur klubi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Twitter.
“Mirë se vini në Cyrih Shkëlqim Demhasaj” ka shkruar në një postim klubi më i ri i yllit kosovar.
https://twitter.com/1886_gc_zuerich/status/1278623825215795201?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1278623825215795201%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Freporteri.net%2Fsport%2Fzyrtare-shkelqim-demhasaj-nenshkruan-me-grasshopper%2F