Fjalë Kyçe

Zyrtare: Shtyhet edhe për dy javë fillimi i procesit mësimor

Zyrtare: Shtyhet edhe për dy javë fillimi i procesit mësimor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka treguar se fillimi i vitit të ri shkollor do të shtyhet edhe për dy javë.

Përmes Facebook, Nagavci ka thënë se i ka informuar mësimdhënësit lidhur me rekomandimet e fundit të IKSHPK-së për shtyrjen e mësimit, duke thënë se të njëjtat do të respektohen për shkak të shëndetit.

“Me shpresë se pas dy javësh gjendja do të stabilizohet dhe procesi mësimor të nis ashtu siç kishim planifikuar, pra me prezencë fizike, mësimdhënësve ju dëshiroj shumë suksese gjatë këtij trajnimi dhe në vitin e ri shkollor”, ka shkruar ajo tutje.

“Dy vitet e fundit kanë qenë jo të lehta për arsimin. Të gjitha raportet në botë flasin se humbjet e shkaktuara në procesin arsimor si pasojë e pandemisë kanë qenë të mëdha e edhe viti i ri shkollor do të jetë me shumë sfida, andaj dhe duhet shumë punë, bashkëpunim e angazhim i të gjithëve për t’i kompensuar humbjet e përmirësuar rezultatet”, thuhet tutje.

Ministrja e Arsimit ka theksuar se do jenë në përkrahje të mësimdhënësve me qëllim të avancimit sa më të mirë të tyre.