Fjalë Kyçe

Zyrtarët e arrestuar për patentë shofer dërgohen në gjykatë

Zyrtarët e arrestuar për patentë shofer dërgohen në gjykatë

Sot do të mbahet seanca gjyqësore për disa nga të arrestuarit për lëshim të patentë shoferit pa meritë.

Policia e Kosovës të premten ka arrestuar gjithsej 23 persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit, njofton Klan Kosova.

Zyrtarë të Ministrisë së Infrasturkturës sot janë sjellë në gjykatë për t’u përballur me akuzat.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe pronarë autoshkollash, ekzaminierë, mjekë dhe kandidatë.

Seanca është e mbyllur për media.