Fjalë Kyçe

Zyrtarët policorë i ofrojnë ndihmën e parë qytetares së alivanosur në Vushtrri

Zyrtarët policorë i ofrojnë ndihmën e parë qytetares së alivanosur në Vushtrri

Zyrtarë policorë i kanë ofruar ndihmën e parë një qytetareje të alivanosur në Vushtrri.

Përmes një njoftimi për media nga Policia kanë bërë të ditur se gjendja e saj kishte të bëjë me bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

“Sot rreth orës 12;00 një njësi policore deri sa po trajtonte një rast aksident trafiku, në rrugën “Avni Klinaku” në Vushtrri, kanë hasë në qytetaren e alivanosur e cila ndodhej në gjendje të rënë, gjendja e se cilës kishte të beje me bllokimin e rrugëve te frymëmarrjes, me ç’ rast zyrtarët policorë në rrethana të tilla kanë reaguar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë përfshirë edhe kthimin e gjuhës dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, veprime këto të cilat kanë rezultuar me kthimin drejt normalizimit të frymëmarrjes dhe gjendjes shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, në vendngjarje ka arritur ekipi mobil mjekësore të cilët kanë vazhduar me tretman të mëtejmë mjekësor të qytetares.

“Në kuadër të detyrave dhe autorizimeve, reagimet e natyrës se tillë në ofrim të ndihmës ndaj qytetarëve janë dhe mbeten mision i përhershëm i Policisë së Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin e PK-së.