Fjalë Kyçe

Zyrtari i AAK-së i dyshuar për krim dhe fajde si i afërt me Sekiraqën

Zyrtari i AAK-së i dyshuar për krim dhe fajde si i afërt me Sekiraqën

Kryetari i degës së AAK-së në “Kodrën e Timave” në Prishtinë, Dalip Brahimi, u arrestua dje nga policia për shkak të dyshimeve për “fajde”, “detyrim”, “kanosje” dhe “krim të organizuar”. Dalip Brahimi njihet në “Kodrën e Trimave” si njeri shumë i afërt me Enver Sekiraqen.
Mëngjesin e ditës së djeshme policia nisi një aksion ku u bastisën mbi dhjetë lokacione dhe u arrestuan pesë persona të dyshuar. Ndër ta edhe Dalip Brahimi, kryetar i degës së AAK-së në “Kodrën e Trimave”. Për këto vepra penale në kërkim të policisë është edhe Alban Geci, djali ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit. Alban Geci vazhdon të ndodhet në arrati.

Përmes fotografive që ka siguruar Gazeta Express, Dalip Brahimi, shihet se është mik i mirë me figura të larta të AAK-së.

Përveç Dalip Ibrahimit policia ka arrestuar edhe katër persona të tjerë bëhet fjalë për:

Rr. B. lindur me 1995 m/sh/k

I. S. lindur me 1988 m/sh/k

L. B. lindur me 1978 m/sh/k

B. G. lindur me 1981 m/sh/k

Ndaj këtyre personave është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim.

Gjatë bastisjes së djeshme policia gjeti: para të gatshme 16.000,00 (gjashtëmbëdhjetë mijë euro);

• 5 (pesë) vetura

• 1 (një) motor udhëtarësh

• 10 (dhjetë) telefona celularë

• 1 (një) laptop

• 2 (dy) DVR

• 12 (dymbëdhjetë) fishekë kal. të ndryshëm

• 4 (katër) shtëpiza kompjuteri

• 4 (aparate) lojëra të fatit.

Ndryshe, Brahimi njihet si njeri me pasuri të madhe në Prishtinë.