Fjalë Kyçe

Zyrtari i lartë i ministrisë thotë se u shkarkua nga puna pasi që aderoi në Vetëvendosje

Zyrtari i lartë i ministrisë thotë se u shkarkua nga puna pasi që aderoi në Vetëvendosje

Flamur Maloku, kritik letrar e ligjëruesi në Universin e Gjilanit po pretendon se u shkarkua nga Ministria e Kulturës, për shkak se u anëtarësua në Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, Maloku ka shkruar se sot është shkarkuar në mënyrë të befasishme dhe sipas tij të njëanshme nga Këshilli i Librit që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ku ai ishte në cilësinë e kritikut letrat.

“Gjatë kësaj kohe, me përgjegjshmëri dhe këmbëngulje, kam kërkuar që të respektohet ligji për veprimtarinë botuese dhe kam arritur që përmes insistimit të vazhdueshëm të respektohet ligji dhe vetëm ligji, për gjithë botuesit e Republikës së Kosovës. Shihet qartë se ky vendim tepër i nxituar dhe i pabazë është tërësisht një hakmarrje politike që ngjet fill pas aderimit tim në Lëvizjen Vetëvendosje. Asnjë presion i pushtetit, sado i dhunshëm qoftë, nuk do ta ndal të drejtën e popullit që të pozicionohet kah kauza anti-krim, që ka vënë në zgrip të sotmen dhe ardhëmrinë e shtetit të Kosovës. Asnjë pushtet, që bart vulën e krenarisë boshe, nuk mund ta ndal revoltën e popullit për më shumë drejtësi e mirëqenie. Askush nuk mundet të luaj në kurriz të popullit, që aspiron për liri dhe demokraci”, po thotë Maloku.

I njëjti shprehet se këto veprime që ai i cilëson si absurd nuk do ta ndalin veprimtarinë e tij në VV.

“ Këto veprime absurde dhe pa bazë ligjore të pushtetit nuk do të ndalin veprimtarinë time politike në Lëvizjen Vetëvendosje, përpjekjen time si qytetar i angazhuar për ta shpëtuar shoqërinë prej kapjes dhe poshtërimit që ky pushtet bajarktarësh e cubash, i ka bërë kësaj shoqërie përmes përdorimit të metodave të hakmarrjes që mund të reflektojnë frikë. Por, ky popull, le ta dinë mirë pushtetarët e sotëm dhe të nesërm, nuk mund të ketë frikë. Koha e së keqes po mbaron, është në regtimat e fundit, koha e së mirës po vjen. Askush nuk mund ta pengojë këtë të mirë të përbashkët, për qytetarët dhe atdheun tonë të shtrenjtë. As autokracia e pushtetit si urdhërat për hakmarrje ndaj së cilit prej nesh që shpreh hapur se KOHA për Vetëvendosje e Drejtësi erdhi dhe koha e mashtrimit do të mbetet një e kaluar e hidhur e kombit dhe shoqërisë”, ka shkruar kritiku letrat në Facebook.