Fjalë Kyçe

Zyrtari i LDK-së tallet keq me AAK-në, i quan ‘komandantë të vezëve të prishura’

Zyrtari i LDK-së tallet keq me AAK-në, i quan ‘komandantë të vezëve të prishura’

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i ka fajësuar zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj është tallur me zyrtarët e AAK;së, duke i quajtur komandantë të vezëve nga njësiti i pulave.

“Ata që dje, me votën pro në parlamentin e Kosovës, “mbrojtën” Çakorrin e Zhlepin nga Mali i Zi, pretendojnë që sot, me vezë, të “mbrojnë” Kosovën nga kthimi i Rusisë dhe Serbisë! Fatkeqësisht ende ka të tillë që e besojnë tregimin e ujkut (është ujku, është ujku)!”, ka shkruar Gecaj.