Fjalë Kyçe

Zyrtari i NISMA-s i thotë Milaim Zekës: Ke zhvatur qytetarët me viza të rrejshme

Zyrtari i NISMA-s i thotë Milaim Zekës: Ke zhvatur qytetarët me viza të rrejshme

Po vazhdojnë edhe sot reagimet e zyrtarëve të NISMA-s ndaj Milaim Zekës, deputetit që mori këtë post nën ombrellën e partisë së Fatmir Limajt. E gjitha nisi kur ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi e quajti Zekën “matrapaz”, derisa ky i fundit e quajti “hajn”.
Asamblisti i Nismas Social Demokrate në Drenas, Burim Bujupi ka dhënë një sërë akuzash në drejtim të deputetit Zeka.
Ky i fundit, sipas Bujupit, është munduar ta shfrytëzoj subjektin e Limajt për interesat e tij personale. Madje, asamblisti nga Drenasi në mënyrë indirekte ka thënë se Zeka është njeri i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Zeka, Nisma në Drenas është më e fortë se kurrë, sepse aktivistet dhe anëtaret e saj këtu nuk janë ardhur për interesa personale e as të behën pjesë e grupeve mafioze ashtu siç po e dëshmoni ju. Pra ju nuk gjetet hapësirë në Nisma, sepse ajo nuk ishte tender vizash për të zhvatur qytetarët dhe hallegjinjët për tu pasuruar vet”, ka reaguar ai.
E plotë:
REAGIM NDAJ DEPUTETIT MILAIM ZEKA
Në një intervistë, Milaim Zeka njeri nga kontrabanduesit e votës së qytetarëve paska thënë së të gjithë asambleistët e Nismës Socialdemokrate në Drenas kanë kaluar në PDK. Për hirë të opinionit publik sqarojmë së Nisma Socialdemokrate në Drenas është me e fortë se kurrë dhe Milaim Zeka pavarësisht negocimit të tij me PDK-në për të rritur pazarin personal nuk ka arritur që të gjithë asambleistët ti dërgoj tek shefi i ti.
Pra, si asambleist i Nismës Socialdemokrate asnjëherë nuk kam shikuar dhe nuk shikoj interesin personal ashtu siç është mësuar Milaimi tash e gjithë jetën, punën dhe aktivitetin tim do ta kryej vetëm në shërbim të të mirës së përgjithëshme.
Nisma Socialdemokrate është Dera e vetme në Drenas e cila është në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmës së tyre, dhe rritja e saj për çdo ditë e më shumë sikur po i pengon kundërshtarët jetësor të ikonës së Lëvizjes Kombëtarë dhe simbolit të lirisë z.Jakup Krasniqi.
z.Zeka Nisma në Drenas është më e fortë se kurrë, sepse aktivistet dhe anëtaret e saj këtu nuk janë ardhur për interesa personale e as të behën pjesë e grupeve mafioze ashtu siç po e dëshmoni ju. Pra ju nuk gjetet hapësirë në Nisma, sepse ajo nuk ishte tender vizash për të zhvatur qytetarët dhe hallegjinjët për tu pasuruar vet.
Tendenca juaj për të mininizuar rolin e Nismës vetëm sa i bënë nderë këtij subjekti, sepse identifikimi më ty dhe sojin tuaj ishte një hap mbrapa për ne. Si asambleist i Nismës në Drenas po të them se Nisma ka përfaqësuesit e saj në asamble, ndërsa frikacakët dhe interezgjinjët natyrisht nuk mund ti hanë dy bukë më një vend. Koha është për guxim e jo për tenderomani vizash për zhvatjen e qytetarëve.
Shnet Milo!