Fjalë Kyçe

Zyrtari parkon veturën në hapësirën për persona me nevoja të veçanta

Zyrtari parkon veturën në hapësirën për persona me nevoja të veçanta

Zyrtarët shtetëror po vazhdojnë që t’i keqpërdorin veturat zyrtare.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në një prej parkingjeve në vend.

Një veturë 3Z është parkuar në vendin që është i rezervuar për personat me nevoja të veçanta.

Vetura që mban target 3Z-264-06 ka qëndruar e parkuar në këtë hapësirë, ani pse nuk ishte e dedikuar për të. Ende nuk dihet se cilit zyrtar i përket kjo veturë.

Ndryshe, ky nuk është rasti i vetëm që zyrtarët e shtetit i keqpërdorin veturat zyrtare. Gazeta Express ka raportuar para disa muajve se si një zyrtar e kishte përdorur veturën zyrtare për t’i shuar epshet e tij.

Poashtu, një zëvendësministër ishte parë i shtirë në veturë zyrtare e duke u çlodhur, derisa këtë veprim të tij e kishte arsyetuar me shkaqe shëndetësore.