Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë arritur të marrin datën për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, megjithatë këto dy shtete të Ballkanit nuk janë zbrapsur në rrugën e tyre integruese.
Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se është ‘thellë e bindur’ se BE duhet të vazhdojë me procesin e zgjerimit.
Sipas saj, BE duhet t’i mbajë premtimet e tyre për zgjerim. “Prej tyre kërkuam të bëjnë shumë. Ati i përmbushën kriteret, kështu që tani duhet t’i përmbushim premtimet tona”, tha kryetarja e Komisionit Evropian duke folur për Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Ajo tha BE do ta shqyrtojë se si do të përmirësohet procesi i anëtarësimit gjithashtu shprehet e bindur se nuk duhet të bllokojë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/