Fjalë Kyçe

Zyrtarja shtatzënë mbetet e bllokuar për gati një orë ashensorin e Gjykatës së Apelit

Zyrtarja shtatzënë mbetet e bllokuar për gati një orë ashensorin e Gjykatës së Apelit

Një zyrtare shtatzënë ka mbetur e bllokuar për 45 minuta në ashensorin e Gjykatës së Apelit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i gjykatës së Apelit, Nusret Arifi.

Arifi tha se gjendja shëndetësore e zyrtares është më e mirë, teksa e njëjta ka pranuar edhe ndihmë mjekësore


“Ka ndodh një rast shumë i rëndë dhe është dashtë të intervenojë ndihma e shpejtë, zjarrfikësit dhe policia. Zyrtarja nuk është e lënduar por ka shqetësime. Gjendja e saj është më e mirë”, ka thënë Arifi për Express.

Më tej, ai ka shtuar se zyrtarja ka qëndruar e e vetme e bllokuar në ashensor për 45 minuta.