Fjalë Kyçe

​Alarm për bombë në qendër të Shkupit, flasin nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut

​Alarm për bombë në qendër të Shkupit, flasin nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, ka informuar opinionin se vepron pas denoncimeve për sulm, pasi që një person në orën 16 e 45 minuta është paraqitur në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë.

Sipas MPB-së bëhet fjalë për masa standarde të policisë, pas denoncimeve dhe menjëherë pasi të përfundojnë kontrollet dhe besueshmërinë e informacioneve do ta informojmë opinionin.

MPB apelon qytetarët që të jetë të qetë, raporton alsat.

Ky njoftim i MPB-së erdhi pas bllokimit të disa rrugëve në afërsi të Teatrit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Jashtme si dhe evakuimin e punëtorëve nga godinat për rreth.