Fjalë Kyçe

1 Maji i protestave në Paris, dhunë dhe të plagosur

1 Maji i protestave në Paris, dhunë dhe të plagosur

Mbi 120 mijë persona kanë protestuar sot në Francë në kuadër të 1 Majit. Nga këto, padyshim problemet më të mëdha i kanë dhënë rreth 25 mijë protestuesit në kryeqytetin Paris.

Mes shumicës paqësore, si përherë, spikasin edhe protestues të dhunshëm, pjesë e jelek-verdhëve që kanë sulmuar dyqane dhe banka të nivelit te dyte gjate gjithë marshimit, duke u përballur me rreth 5 mijë forca të rendit.

Ministria e Brendshme franceze dha një bilanc që sheh 50 të arrestuar dhe 8 persona të lënduar nga ana e forcave të rendit, por edhe të forcave zjarrfikëse.

Sipas analistëve politikë, mandati i dytë i presidentit Macron paraprin një valë protestash të dhunshme nga ana e një shoqërie gjithmonë e më të ndarë, ku e majta antiglobaliste që identifikohet me Jean Luc Melenchon si dhe e djathta që ka votuar Marie Le Pen në shifra rekord, shohin ne qeverinë e moderuar të Macron një objektiv sulmi të përbashkët./a2cnn