Fjalë Kyçe

10 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

10 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën dhjetë viktima me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 511 persona të infektuar, njëherësh shifra më e lartë në tri javët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktimat janë, katër në Shkup (82, 79, 64, 51vjeç), dy në Kumanovë (81,49) dhe nga një në Manastir (71), Veles ( 75), Shtip (67) dhe Makedonska Kamenica (69). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre është në Shkup, 247 raste.

Të dhënat bazohen në testimin e 3 mijë e 622 testeve në laboratorët publikë dhe privatë.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 7 mijë e 72, shkruan rel.

Më shumë se gjysma e tyre janë nga Shkupi ndërsa Tetova, Kumanova, Gostivari, Prilepi dhe Velesi janë qytetet tjera me numrin më të madh të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë sërish ka dalë me thirrjen për vaksinim, pasi sipas një raporti javor, shumica e viktimave dhe të infektuarve janë persona të pavaksinuar.

Nga 15 deri më 21 tetor, kanë vdekur 124 persona nga komplikimet me koronavirus, nga të cilët 97 pacientë (78%) ishin të pavaksinuar.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më 25 tetor janë vaksinuar rreth 802 mijë qytetarë, prej të cilëve 771 mijë të rivaksinuar dhe mbi 15 mijë e 850 me dozën e tretë.

Sipas raportit, 35 për qind e popullsisë është imunizuar plotësisht.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 187 mijë ndërsa i rasteve aktive është 7 mijë e 72.