Fjalë Kyçe

10-vjeçarja humb tragjikisht jetën kur flokët i bllokohen në piletën e pishinës

10-vjeçarja humb tragjikisht jetën kur flokët i bllokohen në piletën e pishinës

Liaise Pegorini Franzen vdiq në spital nga një arrest kardiak prej kohës së gjatë të mbetur nën ujë, kur mbeti e bllokuar në piletën e sistemit të shkarkimit të pishinës.

10-vjeçarja tragjike humbi jetën kur flokët e saj u bllokuan në sistemin e shkarkimit të pishinës së familjes.

Tragjedia ndodhi në shtëpinë e saj në Santa Carina, Brazil më 9 nëntor.

Rrjeti vendas G1 tha se anëtarët e familjes kishin dërguar vajzën me nxitim në spitalin e Hospital Sao Cristovao në gjendje arresti kardiak, por doktoret nuk arritën ta risillnin në jetë.

Një hetim është hapur nga policia, të cilët aktualisht po e trajtojnë vdekjen e vajzës si aksidentale.

Fëmija u varros në varrëzën e Xanxere një ditë më vonë në 10 nëntor.

Shkolla e saj ‘Colegio Integracao’ në qytezën e Xanxere, publikoi nëj mesazh në Facebook pas vdekjes: “Ne nuk gjejmë fjalë në këto momente për të shprehur dhimbjen për humbjen të vajzës së vogël të dashur Laise.

“Zoti i ngushëlloftë prindërit e vëllezërit e saj. Ne do të na marrë malli çdo ditë në shkollë. Buzëqeshja e saj magjepste të gjithë. Do të mbetesh në zemrat tona përgjithmonë”.