Fjalë Kyçe

11-vjeçarit i hiqet një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes

11-vjeçarit i hiqet një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes

Një fëmije të moshës 11- vjeç i është larguar figura e shahut nga rrugët e frymëmarrjes në SHSKUK.

Sipas komunikatës fëmija ishte sjellë nga familjarët në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vështirësi të theksuara në frymëmarrje dhe saturim të oksigjenit – 69.

“Nga Shërbimi Klinik Emergjent, i mbështetur me oksigjeno-terapi, transferohet në sallën e Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) të QKUK-së, ku edhe bëhet Trakeobronkoskopia me bronkoskop rigjid dhe arrihet të largohet trupi i huaj (figurë shahu) nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes.Ndërhyrja ishte shumë e vështirë për shkak të dimensionit të madh të trupit të huaj dhe pozitës së tij në rrugët e frymëmarrjes. Ekipi operatorë i udhëhequr nga Dr.Refki Krasniqi, specialist i ORL-së, në mbështetje ishin edhe Dr.Arsim Elezaj, ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë, Dr. Dafina Kurti, Dr. Eranda Dragusha, teknik i anestezisë, Afrim Jashari specializantët, Dr. Dafina Restelica, Dr. Adelina Laçaj , instrumentare, Ganimete Sylmetaj”, thuhet në komunikatë.