Personi më i moshuar në Evropë kishte vdekur në korrik të vitit të kaluar, në moshën 116-vjeçare.
Giuseppina Projetto kishte jetuar në Itali nga lindja e saj në vitin 1902 e deri në momentin e vdekjes me 6 korrik të vitit 2018. Ajo kishte qenë personi i dytë më i moshuar në botë kur kishte vdekur, transmeton Telegrafi.
E njohur si “gjyshja e Italisë”, Projetto kishte thënë se meritor për jetëgjatësinë e saj kishte qenë konsumimi i përditshëm i çokollatës dhe qëndrimi pozitiv.
Tani, në vendin e saj është një tjetër italiane si gruaja më e vjetër e Evropës, por që renditet e treta në botë. Dy të parat jetojnë në Japoni.
Maria Giuseppa Robucci është po ashtu 116 vjeçare dhe jeton në Sardinia.
Këshilla e Robucci-t për një jetë të gjatë është më pak argëtuese sesa ajo e Projetto-s, por që mbështetet nga shkenca.
Robucci ka deklaruar se shmangia e alkoolit dhe cigareve kanë ndikuar që ajo të jetojë kaq gjatë.
Robucci i ka gjithsej pesë fëmijë, nëntë nipa e mbesa, dhe 16 stërnipa e stërmbesa.
Përndryshe, ajo gjithashtu ka deklaruar se pëlqen të hajë bukë dhe domate.