Fjalë Kyçe

13 të plagosur nga të shtënat me armë në Teksas

13 të plagosur nga të shtënat me armë në Teksas

Të paktën 13 persona janë plagosur të shtunën në mëngjes me armë në Austin të Teksasit.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetë, ka thënë shefi i Policisë së Austinit, Joseph Chacon.

Policia ka një përshkrim të përgjithshëm të të dyshuarit dhe ngjarja duket të ketë qenë e izoluar vetëm brenda asaj zone, megjithëse nuk u tha qartë se nuk pati rrezik të mundshëm publik më të gjerë, raporton CNN.

Policia po shikon kamerat nga burime të ndryshme për të kuptuar si ka ndodhur ngjarja.

Hetuesit nga Njësitë e Sulmit të Rëndë, Vrasjes, Krimit të Organizuar dhe Bandave janë përfshirë në hetim. Ata nuk kanë përjashtuar përfshirjen e bandave, por thanë se motivi dhe rrethanat që çuan deri tek gjuajtjet me armë nuk janë të qarta.