Sot janë bërë 15 vjet nga protesta e njohur si Trazirat e Marsit ku humbën jetën 19 persona dhe u lënduan qindra të tjerë.
Trazirat zgjatën dy ditë, e gjatë tyre vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.
Protesta filloi pas raportimit në media se dy fëmijë shqiptarë ishin mbytur në lumin Ibër si pasojë e ndjekjes me qen nga ana e serbëve.
Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë treguan para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur, kur disa nga bashkëmoshatarët e tyre u mbytën në lumë.
Të nesërmen, më 17, mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt përshkallëzuan në dhunë.