Fjalë Kyçe

16 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

16 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

16 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 913 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri.

Rastet pozitive janë nga testimi i 3707 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë 109.262 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa 3244 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 96.173, ndërsa janë 9.845 raste aktive.