Fjalë Kyçe

17 dasmorë, përfshirë dhëndrin goditen nga rrufeja në Bangladesh

17 dasmorë, përfshirë dhëndrin goditen nga rrufeja në Bangladesh

Të paktën 17 dasmorë kanë vdekur në Bangladesh pasi janë goditur nga rrufeja.

Katërmbëdhjetë persona të tjerë, përfshirë dhëndrin, u plagosën, ndërkaq nusja nuk ishte me festën e dasmës.

Dasmorët po zbrisnin nga një varkë në qytetin buzë lumit Shibganj, duke u nisur drejt shtëpisë së nuses, kur ata i zuri një stuhi, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Njerëzit vendas thanë se disa rrufe goditën grupin.

Çdo vit, qindra njerëz në të gjithë Azinë Jugore vriten nga rrufeja.

Në vitin 2016, Bangladeshi shpalli goditjet e rrufesë si një katastrofë natyrore kur më shumë se 200 njerëz vdiqën vetëm në muajin maj, përfshirë 82 persona në një ditë të vetme.