Fjalë Kyçe

17 të vrarë nga bombardimet në Zaporizhia

17 të vrarë nga bombardimet në Zaporizhia

Rusia ka sulmuar gjatë natës ndërtesat e banimit në Zaporizhia, duke lënë të vdekur të paktën 17 persona, tha të dielën një zyrtar i lartë në qytetin ukrainas, raporton agjencia AP.

Sekretari i këshillit të qytetit Anatoli Kurtev tha se qyteti u godit nga raketat ruse gjatë natës dhe se të paktën pesë shtëpi private u shkatërruan dhe rreth 40 tjerau dëmtuan. Ushtria ukrainase gjithashtu konfirmoi sulmin, duke thënë se kishte dhjetëra viktima.

Sulmet u kryen një ditë pas shpërthimit në urën që lidh Rusinë kontinentale me Krimenë e aneksuar. Komiteti Hetues rus njoftoi se kamioni që shpërtheu ishte në pronësi të një banori të rajonit Krasnodar në Rusinë jugore. Komiteti njoftoi se hetuesit mbërritën në shtëpinë e tij si pjesë e hetimit dhe po shikojnë rrugën e ndjekur nga kamioni dhe detaje të tjera.