Një djalë 18-vjeçar nga Iowa ka përshkruar se si është të prekesh nga koronavirusi. Ai tashmë është i hospitalizuar në një spital në SHBA.
Dimitri Mitchell filloi të shfaqë simptoma të COVID-19 në 13 mars, kur pësoi temperaturë të lartë dhe kollë, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.
“Qëndroja në shtrat gjatë gjithë ditës dhe u ndjeva se isha dehidratuar plotësisht … nuk pushoja së rrjedhuri lot, pata dhimbje koke dhe kollitja po më përkeqësohej”, tha Mitchell për Good Morning America.
“Nuk kam qenë më i sëmurë ndonjëherë. I thashë nënës sime se më ka goditur në kamion”.
Kështu, ai u detyrua të shtrihej në spital dhe ende është duke marrë tretman mjekësor.
Në Iowa, ka të paktën 869 raste me COVID-19 dhe 22 vdekje që nga mëngjesi i së hënës.